Në Shqipëri janë 611 kulte dhe sekte fetare. Përpos 5 komuniteteve fetare që janë të regjistruara në vendin tonë, 606 organizata të tjera po veprojnë pa ndonjë kontroll nga shteti.

Televizioni Klan u interesua pranë Komunitetit Shtetëror për Kultet, të cilët thanë se nuk e kanë listën e të gjitha sekteve që veprojnë në Shqipëri. Ligji shqiptar parashikon që këto organizata të regjistrohen vetëm në gjykatë dhe më pas ato nuk kanë asnjë detyrim për të deklaruar aktivitetin e tyre te institucionet shtetërore.

Dyshohet se këto sekte apo kulte mund të predikojnë praktika ekstreme apo duke orientuar besimtarët drejt sakrificave.

Pikërisht një nga këto sekte dyshohet se ka kontaktuar me familjen Josifi në Kombinat, duke predikuar tek gratë procesin e ringjalljes. Pikërisht këto orientime ka bërë që Anisa Josifi të nisë rreth 2 vite më parë procesin e ringjalljes, duke hequr dorë nga ushqyerja.

Të njëjtën linjë ndoqi edhe nëna e saj, Zhaneta dhe e motra Blerta. Deri tani e mbijetuara e tragjedisë në Kombinat, Blerta Josifi, nuk ka thënë asnjë emër të sektit që i ishin bashkuar, por është shprehur se e mbajtën trupin e motrës të vdekur brenda në banesë, për shkak të besimit dhe vegimeve që kishte për ringjalljen.

Ka dyshime se mes kulteve që ndodhen në vendin tonë, ka edhe sekte që predikojnë ringjalljen, duke orientuar familjet ku futen, drejt vetëvrasja.

Ndërkohë prokuroria ka marrë në dorë dosjen e ngjarjes horror në Kombinat. Pjesë e hetimeve pritet të jenë edhe grupet fetare si Dëshmitarët e Jehovait, apo Kisha Ungjillore, ku mendohet se kanë predikuar më parë gratë e familjes Josifi.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/